

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e kësaj të hëne një mesazh urimi për nxënësët, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, i shoqëruar me pamje nga disa prej godinave arsimore të reja apo të rekonstruktuara rishtazi, kreu i ekzekutivit vuri theksin te investimet e bëra në infrastrukturën shkollore.
Rama nëvizoi se shkollat e hapura këtë vit ofrojnë kushte dhe standarde bashkëkohore pune e mësimi si për nxënësit, ashtu edhe për trupën arsimore, duke i uruar të gjithë aktorëve të sistemit parauniversitar një vit të mbarë akademik.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






