Transmetuar më 14-09-2026, 08:05

Viti i ri shkollor nis me shifra alarmante në Përmet: disa shkolla nuk kanë asnjë nxënës në klasën e parë, ndërsa të tjera vetëm një ose dy

Viti i ri shkollor nis me një panoramë shqetësuese në zonën e Përmetit, ku numri i fëmijëve të regjistruar në klasat e para ka rënë ndjeshëm.

Sipas të dhënave të bëra publike, në disa shkolla të zonës nuk ka asnjë nxënës të regjistruar në klasën e parë, ndërsa në disa të tjera numri kufizohet në vetëm një ose dy fëmijë.

Në shkollën “Meleq Gosnishti” janë regjistruar 24 nxënës në klasën e parë, ndërsa në shkollën “Nonda Bulka” vetëm 16.

Situata paraqitet edhe më e rëndë në zonat rurale. Shkollat në Çarshovë, Frashër, Ogren, Pagri, Piskovë dhe Kosinë raportohen me zero nxënës në klasën e parë.

Në Draçovë, Iliarë, Petran dhe Seniçan është regjistruar vetëm nga një nxënës, ndërsa në Pacomit dhe Rapckë nga dy nxënës.

Edhe në Këlcyrë, shkolla “Kamber Bënja” ka vetëm 19 nxënës të regjistruar në klasën e parë.

Shifrat nxjerrin edhe një herë në pah tkurrjen e popullsisë dhe rënien e numrit të fëmijëve në zonat e jugut të vendit, një fenomen që po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në bankat e shkollave.

Postimi i Bashkësia Përmet në Facebook

SA E TRISHTUESHME/ Sot fillon shkolla dhe numri i fëmijëve në klasat e para në shkollat e Përmetit po tkurret në mënyrë lebetitëse dhe vajtuese:

Shkolla "Meleq Gosnishti" vetëm 24 nxënës

Shkolla "Nonda Bulka" vetën 16 nxënës

Shkolla Çarshovë 0 nxënës

Shkolla Draçovë 1 nxënës

Shkolla Iliarë 1 nxënës

Shkolla Petran 1 nxënës

Shkolla Frashër 0 nxënës

Shkolla Ogren 0 nxënës

Shkolla Pagri 0 nxënës

Shkolla Piskovë 0 nxënës

Shkolla Seniçan 1 nxënës

Shkolla Pacomit 2 nxënës

Shkolla Rapckë 2 nxënës

Shkolla Kosinë 0 nxënës

Ndërsa shkolla "Kamber Bënja" në Këlcyrë ka të regjistruar vetëm 19 nxënës…

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit