Transmetuar më 14-09-2026, 07:50

TIRANË — Në periudhën 18-vjeçare mes viteve 2008 dhe 2025, vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë gjithsej 1,082,224 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, sipas të dhënave të Eurostat të përpunuara nga revista Monitor.

Bilanci i migrimit tregon se ritmet e largimeve janë përshpejtuar ndjeshëm në dekadën e fundit. Përgjatë periudhës 2017–2025 janë dhënë 573 mijë leje qëndrimi, duke tejkaluar periudhën 2008–2016 (509.5 mijë leje). Kjo rrjedhje e forcave të punës paraqet një peshë më të madhe demografike sot, kur popullsia e vendit është zvogëluar në 2.3 milionë banorë.

Përveç rritjes së volumit, të dhënat pasqyrojnë edhe një ndryshim të gjeografisë së emigrimit:

Italia dhe Greqia: Vijojnë të mbajnë peshën kryesore historike me përkatësisht 500 mijë dhe 311 mijë leje qëndrimi të dhëna që nga viti 2008, megjithëse pesha e tyre e përbashkët ka rënë nga 90% në 62% gjatë dekadës së fundit.

Gjermania: Është shndërruar në destinacionin kryesor për krahun e kualifikuar të punës, duke dhënë gjithsej 124 mijë leje që nga viti 2008.

Vetëm gjatë vitit 2025, shtetet e BE-së emituan 68,653 leje qëndrimi të reja për shqiptarët (rritje prej 4% krahasuar me vitin 2024). Në këtë vit, Gjermania u rendit e dyta pas Italise me 17 mijë leje të lëshuara, e ndjekur nga Greqia me 10 mijë. Sa i përket arsyes së lëshimit të lejeve për vitin 2025, 46.3% e tyre u dhanë për bashkim familjar, 29.4% për arsye punësimi dhe vetëm 0.8% për arsimim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit