

TIRANË — Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe me diell në të gjithë territorin e vendit, me temperatura maksimale që do të arrijnë deri në 31°C në zonat bregdetare.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, vendi nuk do të preket nga reshjet e shiut. Ndërkohë, parametrat termikë sipas zonave gjeografike do të paraqiten si më poshtë:
Zonat Bregdetare: Temperaturat minimale do të jenë 17°C, ndërsa ato maksimale do të kapin deri në 31°C.
Vendet e Ulëta: Vlerat termike do të luhaten nga 15°C në orët e mëngjesit deri në 30°C gjatë ditës.
Zonat Malore: Temperaturat do të zbresin deri në 9°C në mëngjes, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 25°C.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, por për momente të caktuara pritet të forcohet përgjatë vijës bregdetare dhe në relievet malore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






