

PATOS — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Patosit, ku një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.
Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për këqyrjen e zonës, identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






