

Konflikti nisi me debat dhe përfundoi me plagosjen e një personi në oborrin e banesës. Policia po kërkon autorin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec, ku një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti, raporton noa.al.
Sipas burimeve nga vendngjarja dhe Policisë së Fierit, një shtetas dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku është përfshirë në një debat me babain e saj.
Konflikti verbal ka vijuar më pas në oborrin e banesës, ku autori dyshohet se ka marrë një çekiç dhe ka goditur Enver G., babain e ish-bashkëjetueses.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi, ndërsa familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe Policinë.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se autori i dyshuar mund të jetë i afërm (daja) i një deputeteje të Partisë Socialiste në qarkun Fier. Kjo rrethanë, megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






