Transmetuar më 13-09-2026, 22:55

FIER — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të bashkisë Roskovec, ku një person ka goditur me mjet të fortë babain e ish-bashkëjetueses së tij pas një konflikti në banesën e këtij të fundit.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar ka shkuar në shtëpinë e ish-partneres dhe gjatë një debati me babain e saj, shtetasin me iniciale E.G., e ka goditur atë me çekiç.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas bluzave të bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për identifikimin e plotë, lokalizimin dhe kapjen e tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit