Transmetuar më 13-09-2026, 22:07

TIRANË — Dita e 106-të e protestës përpara godinës së Kryeministrisë ka mbyllur siparin e fjalimeve publike, ndërsa turma e qytetarëve i është drejtuar marshimit përgjatë bulevardit me thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi".

Gjatë mbrëmjes, në podiumin e ngritur përballë selisë së ekzekutivit morën fjalën dhjetëra protestues e aktivistë, të cilët artikuluan kërkesat e tyre për ndryshimin e modelit qeverisës dhe dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Përveç thirrjeve për largimin e kreut të qeverisë, gjatë tubimit spikatën slogane me mesazhe më të gjera politike si “Ndryshim sistemi”, “Shqipëri e Re”, si dhe thirrje të drejtpërdrejta kundër elitës tradicionale politike, përfshirë parullat “Rama në burg, Berisha në burg”.

Pas përfundimit të fjalimeve në bulevard, protestuesit vijuan lëvizjen në formë marshimi përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa organizatorët konfirmuan vazhdimësinë e revoltës edhe gjatë ditës së nesërme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit