Transmetuar më 13-09-2026, 21:11

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani rikthehet në vëmendje të publikut një prej ngjarjeve më të përfolura, vrasja e Fran Konomit. Pas shumë vitesh flasin për herë të parë familjarët e tij, djali i tij Xhoni dhe gruaja e tij Rovena.

Xhoni mes lotësh dhe emocionesh të forta shprehet se ka 17 vite që jeton me brengën e vrasjes së të atit teksa shton se edhe vetë ai ka qenë në shënjestër të grupeve kriminale, ku i është bërë atentat dy herë.

Xhoni: Nuk po dal vetëm për të drejtën e vetes time, por edhe për të motrës sime. Po dal për një shkak që është prej 17 vitesh, një dhimbje që nuk e di asnjë njeri.

Ardit Gjebrea: Çfarë do me thënë?!

Xhoni: Që mua ma kanë vrarë babin prej 17 vitesh. Babi im quhej Franc Konomi, unë jam djali i Franc Konomit, që kurrë nuk kisha të drejtën për t’i thënë vetes që unë isha gjaku i atij. Pse?! Kur më vranë babin deshën që të më vrisnin edhe mua dy herë. Zoti e di që më ka mbrojtur, nuk është njeriu më i madh se Zoti. Ajo që bëhet, bëhet vetëm sepse do Zoti, asnjë njeri tjetër nuk ka fuqi në këtë botë. Unë e di kjo deshi që të më mbronte mua. Më tha që ‘mos u merr me këto punë, lëri mbrapa’. Unë nuk e përballova dot atë dhimbje dhe doja që të vrisja veten. Desha që të mbysja veten me lloj-lloj mënyrash që ju nuk ia keni idenë. Por, nuk ka dashur Zoti që të më marrë, nuk ka dashur. Kam dashur që të iki, sepse nuk e përballoja dot. Unë jam rritur vetëm me femra në familjen time, nuk e kam pasur një burrë që të më tregonte se si të rruhesha apo të sillesha

Eni Çobani: Ai iku shumë shpejt.

Xhoni: Iku që kur unë isha 15 vjeç, unë e shikoja babin vetëm gjashtë javë në verë, asnjë gjë.

Franc Konomi u qëllua me 10 plumba për vdekje më 8 korrik të vitit 2010, në afërsi të “Pazarit të Ri”. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë. Franc Konomi ishte personi i fundit i mbetur gjallë nga ai grup të rinjsh që në Tiranë konsideroheshin “të fortë” e bënin ligjin në vitet ’90.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit