

Qytetarë dhe aktivistë janë mblatur sërish mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, duke shënuar ditën e 106-të të protestës së vazhdueshme kundër ekzekutivit.
Grumbullimi i protestuesve nisi rreth orës 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku u lëshuan thirrje kundër klasës politike dhe udhëheqësve kryesorë të saj. Më pas, pjesëmarrësit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet dhe reagimet e qytetarëve.
Kërkesa kryesore e manifestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e kabinetit të tij qeveritar. Pas përfundimit të fjalimeve përpara selisë së qeverisë, protestuesit do të vijojnë marshimin e tyre në akset kryesore të rrugëve të Tiranës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






