

Ekipi i Elbasanit ka arritur të marrë tri pikët e para për këtë sezon në "Abissnet Superiore", pasi mposhti Egnatian me rezultatin 2-1 në përballjen e javës së katërt. Kjo përballje shënoi fitoren e parë për verdheblutë, ndërsa për skuadrën e Rrogozhinës ishte humbja e parë në kampionat.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 41-të nga Nikaj, i cili mposhti portierin Dajsinani pas një asistimi nga Mazari. Egnatia barazoi shifrat tri minuta më vonë me anë të Montenegro-s, i cili realizoi me kokë pas krosimit të Loukilit. Megjithatë, në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë, Nikaj shënoi golin e dytë personal pas një aksioni individual, duke rikthyer avantazhin për vendasit.
Pjesa e dytë u karakterizua nga përpjekjet e Egnatias për të barazuar sfidën, por mbrojtja e Elbasanit arriti të ruante epërsinë deri në fund. Pavarësisht tensioneve dhe protestave për disa vendime të gjyqtarit në minutat e fundit, rezultati 2-1 mbeti i paprekur.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






