Transmetuar më 13-09-2026, 20:34

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar ashpër ndaj politikave aktuale shtetërore dhe heshtjes së elitave intelektuale në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për zbehjen e kujtesës kombëtare historike.

Në analizën e tij, Mehmeti nëvizoi se në Shqipëri mungojnë muzeut e dedikuara për masakrat ndaj popullsisë çame apo për gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, si dhe mungojnë muze për epokën e Rilindjes Kombëtare. Në vend të tyre, sipas tij, po i jepet përparësi ndërtimit të Muzeut të Hebrenjve dhe projektit për krijimin e një shteti bektashi brenda territorit të Shqipërisë.

Mehmeti akuzoi kryeministrin dhe udhëheqjen politike për tjetërsim të interesave kombëtare dhe për kthimin e vendit në një filiale politike, ndërsa kritikoi akademikët, shkrimtarët dhe udhëheqësit fetarë për heshtje dhe mospërkrahje të të rinjve që protestojnë kundër këtyre vendimeve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit