Transmetuar më 13-09-2026, 20:44

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur planin e qeverisë për hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri, të cilat do të shtrihen në qytetet e Fierit, Vlorës, Korçës dhe Tiranës.

Gjatë fjalës së tij në podcast-in "Flasim", kreu i ekzekutivit sqaroi profilizimin dhe orientimin e këtyre institucioneve të reja arsimore:

Fier: Do të ndërtohet një universitet ekselence i fokusuar në fushën e mjekësisë.

Vlorë: Do të ngrihet një universitet i përgjithshëm me kapacitet më të madh.

Korçë: Institucioni arsimor do të trajtortë në mënyrë të dedikuar teknologjinë e informacionit dhe inteligjencën artificiale (AI).

Tiranë: Do të jetë po ashtu një universitet i profilit të përgjithshëm.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se shteti shqiptar do të nënshkruajë një marrëveshje me një rrjet të madh arsimor ndërkombëtar me qendër në Londër. Pjesë e kësaj marrëveshjeje do të jetë plani i përbashkët për ngritjen e Universitetit të Mjekësisë në qytetin e Fierit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit