Transmetuar më 13-09-2026, 19:41

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me përplasjen institucionale mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë për çështjen e pagave dhe dëmshpërblimeve të prapambetura të magjistratëve.

Rama ka publikuar një foto me citimin e një gjykatësi, i cili deklaronte se sistemi i drejtësisë ka "qesen e vet të buxhetit" dhe se nuk po lejohet të marrë nga ajo. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë mendësi si të pabesueshme, duke kritikuar mënyrën se si përfaqësues të drejtësisë e perceptojnë pavarësinë financiare dhe menaxhimin e buxhetit të shtetit shqiptar.

Përplasja lidhet me pretendimet financiare të gjyqtarëve për rritje pagash dhe dëmshpërblime retroaktive, kërkesa këto që sipas qeverisë mbartin një kosto të papërballueshme për financat publike. Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë më 17 shtator një zgjidhje ligjore për këtë çështje.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit