Transmetuar më 13-09-2026, 19:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në nisje të paraqitjes së programit të tij qeverisës për mandatin e katërt përpara Kuvendit të Kosovës, Kurti theksoi se vendi ndodhet në ankth në prani të vendimit gjyqësor, ndërsa rikonfirmoi se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi ndaj popullatës civile shqiptare janë kryer nga regjimi serb.

Kreu i ekzekutivit deklaroi prerazi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar një luftë të drejtë çlirimtare dhe se asnjë vendim gjyqësor, qoftë vendor apo ndërkombëtar, nuk do të arrijë të tjetërsojë të vërtetën historike apo të njollosë me akuza luftën e saj.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit