Transmetuar më 13-09-2026, 18:41

Piloti i skuadrës Mercedes, Kimi Antonelli, ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës në Madrid, duke regjistruar fitoren e tij të tetë për këtë sezon dhe duke thelluar më tej diferencën në krye të kampionatit botëror të Formula 1.

Antonelli triumfoi në garën e parë të zhvilluar në pistën e re "Madring", duke lënë pas Max Verstappen dhe Lando Norris. Edhe pse e nisi garën nga vendi i dytë pas Norris, piloti italian shfrytëzoi me sukses fazën e Virtual Safety Car dhe një ndalesë jo të mirë në bokse të McLaren për të marrë kryesimin e garës.

Pas këtij rezultati, 20-vjeçari kryeson renditjen e përgjithshme me 292 pikë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, George Russell, i cili mban vendin e dytë me 211 pikë. Diferenca mes dy pilotëve të Mercedesit është thelluar në 81 pikë.

Podiumi i garës u kompletua nga Max Verstappen në vendin e dytë dhe Lando Norris në të tretin, ndërsa Charles Leclerc dhe George Russell u pozicionuan përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë. Me tetë fitore në 14 garat e zhvilluara të sezonit 2026, Antonelli konsolidon pozitat për titullin kampion, kur mbeten edhe nëntë gara deri në përfundim të kampionatit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit