Transmetuar më 13-09-2026, 18:10

Një banesë në lagjen “Kastriot” të Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Zjarri ka nisur fillimisht në trarët e çatisë, çka ka shkaktuar më pas edhe shembjen e saj. Në momentin e rënies së zjarrit brenda në banesë nuk ka patur njerëz, ndërsa sinjalizimi për ngjarjen është bërë nga fqinjët e zonës.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për lokalizimin dhe samimin e flakëve. Nga verifikimet e para dyshohet se shkak për nisjen e zjarrit ka qenë një luhatje e energjisë elektrike, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit