

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit të zhvilluar në Berat me banorët e zonës, ku u diskutua mbi projektin e reformës së re territoriale.
Kreu i qeverisë theksoi se bashkimi i propozuar i bashkive Poliçan dhe Dimal me bashkinë e Beratit nuk do të cenojë shërbimet publike dhe as nuk do të largojë strukturat administrative nga këto qytete. Rama sqaroi se ndryshimi i vetëm lidhet me mënyrën e drejtimit vendor, meqenëse Poliçani dhe Dimali nuk do të kenë më kryetarë bashkie të zgjedhur më vete.
Sipas kryeministrit, të gjitha shërbimet administrative do të vijojnë të merren në të njëjtat godina dhe me të njëjtin personel në terren. Ai bëri me dije se qytetet e Poliçanit dhe Dimalit do të kenë drejtuesin e tyre administrativ si dhe përfaqësimin me kuota të përcaktuara këshilltarësh në Këshillin Bashkiak të Beratit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






