Transmetuar më 13-09-2026, 17:20

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka nisur një betejë ligjore ndaj gjigantit teknologjik Samsung, duke kërkuar 15 milionë dollarë dëmshpërblim për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj në produktet e kompanisë.

Sipas padisë së depozituar në gjykatën e Kalifornisë, fotografia e artistes 30-vjeçare është shfaqur në paketimet e disa modeleve të televizorëve Samsung që tregtohen në Shtetet e Bashkuara. Ekipi ligjor i këngëtares pretendon se imazhi është përdorur pa pëlqimin e saj, duke u krijuar konsumatorëve përshtypjen e rremë se artistja kishte një marrëveshje zyrtare sponsorizimi me kompaninë.

Në padi theksohet se Samsung-ut i është kërkuar disa herë ndërprerja e përdorimit të fotografisë, por pa arritur një zgjidhje. Çështja përfshin pretendime për shkelje të të drejtave të autorit dhe markës tregtare.

Nga ana tjetër, kompani Samsung i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka kërkuar rrëzimin e padisë. Kompania pretendon se përdorimi i imazhit mbështetet në një autorizim të marrë rregullisht nga një palë e tretë, ndërsa pritet që gjykata të përcaktojë vlefshmërinë ligjore të kësaj marrëveshjeje.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit