

Mbahet sesioni i dytë i Samitit të 18-të të BRICS-it
Sesioni i dytë i Samitit të 18-të të BRICS-it u mbajt sot në Nju-Delhi të Indisë, në kryesimin e kryeministrit indian, Narendra Modi, raporton noa.al.
Në këtë sesion, morën pjesë edhe presidenti i Kinës Xi Jinping, ai i Rusisë Vladimir Putin, i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, i Iranit Masoud Pezeshkian, i Egjiptit Abdel Fattah El-Sisi dhe i Indonezisë, Prabowo Subianto.
Gjithashtu morën pjesë kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed Ali, princi i kurorës i Abu-Dabit të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Khaled bin Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Në këtë sesion nuk munguan as ministrat e jashtëm të Brazilit dhe Arabisë Saudite, udhëheqës ose përfaqësues të vendeve partnere dhe të ftuara të BRICS-it, si dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Presidenti kinez Xi Jinping në fjalën e tij u ndal te "konsolidimi i themeleve të bashkëpunimit të BRICS-it dhe fuqizimi i Jugut Global."
Ndër të tjera ai vuri në dukje që aktualisht bota po kalon ndryshime të përshpejtuara, ndërsa ngritja kolektive e Jugut Global është bërë një forcë kyçe për promovimin e shumëpolarizimit global. Në të njëjtën kohë, situata ndërkombëtare është e ndërthurur dhe e turbullt, me rreziqe dhe sfida të ndryshme që shfaqen njëra pas tjetrës.
Presidenti tha se vendet e Jugut Global duhet të mbrojnë së bashku sundimin e ligjit dhe të respektojnë barazinë sovrane, mosndërhyrjen në punët e brendshme, zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe normat e tjera themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke siguruar zbatimin e barabartë të ligjit dhe rregullave ndërkombëtare dhe duke shmangur standardet e dyfishta.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






