

KOSOVË – Kuvendi i Kosovës ka përfunduar procesin e konstituimit, ndërsa në përfundim të seancës janë zgjedhur katër nga pesë nënkryetarët e legjislativit.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, në postin e nënkryetarit u zgjodh Ardian Gola, ndërsa Kujtim Shala do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës në kryesinë e Kuvendit.
Nga komuniteti serb, në pozitën e nënkryetares u zgjodh Tanja Vujoviç, ndërsa nga komunitetet joshumicë u zgjodh Emilija Rexhepi.
Pozita e pestë e nënkryetarit, e cila i takon Partisë Demokratike të Kosovës, mbeti e paplotësuar. PDK-ja bojkotoi seancën konstituive dhe pezulloi kandidaturën e Vlora Çitakut, duke e lidhur çështjen me një vendim të ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese.
Me zgjedhjen e katër nënkryetarëve, Kuvendi ka përmbyllur pjesën kryesore të procesit të konstituimit, ndërsa mbetet për t’u zgjidhur edhe çështja e përfaqësimit të PDK-së në kryesinë e Kuvendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






