

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i regjistruar në fshatin Urakë të Matit, ku shënjestër e të me armë zjarri dyshohet se ka qenë shtetasi Akil Lleshi. Grupi hetimor ka gjetur rreth 35 gëzhoja pranë automjetit të parkuar në oborrin e banesës, i cili është në pronësi të djalit të tij.
Djali i shtetasit Akil Lleshi nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në Shqipëri dhe jeton në Itali. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se sulmi ndaj mjetit mund të ketë lidhje me aktivitete të mundshme të jashtëligjshme të kryera jashtë vendit.
Sipas të dhënave të policisë, autorët e ngjarjes dyshohet të jenë dy persona që u larguan menjëherë nga vendngjarja. Automjeti tip “Golf V” që përdorën autorët dhe u gjet i djegur rreth dy kilometra më tej rezulton i vjedhur në Prrenjas gjatë vitit 2025, ndërsa brenda tij u sekuestruan dy armë zjarri automatike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






