Transmetuar më 13-09-2026, 12:05

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka përmbyllur zyrtarisht procesin e konstituimit pas përfundimit të procedurës së votimit për nënkryetarët e institucionit legjislativ.

Nga radhët e komuniteteve joserbe, nënkryetare e Kuvendit u zgjodh Emilia Rexhepi. Ndërkohë, nga komuniteti serb, postin e nënkryetares e mori Tanja Vujoviç, e cila mori 62 vota për, 6 kundër dhe 3 abstenime, ndërsa kandidatët e tjerë nga ky komunitet nuk arritën të siguronin votat e nevojshme.

Procesi u përmbyll pa u zgjedhur kandidati i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, duke bërë që kjo forcë politike të mbetet pa përfaqësues në përbërjen e kryesisë.

Në përfundim të votimit, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi zyrtarisht se Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar plotësisht.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit