

Tre persona po hetohen në gjendje të lirë për pastrim parash, ndërsa ka nisur edhe hetimi pasuror për të zbuluar burimin e mjeteve me vlerë të lartë
Tre automjete luksoze janë sekuestruar në Vlorë, pasi dyshohet se nuk justifikoheshin me të ardhurat e ligjshme të personave që i posedonin ose i drejtonin.
Sipas të dhënave, automjetet, të prodhuara vitet e fundit dhe me vlerë të lartë, janë kontrolluar gjatë verifikimeve mbi pasuritë që dyshohet se mund të jenë përfituar nga burime të paligjshme.
Pas verifikimeve dhe deklarimeve të marra, tre mjetet janë sekuestruar si prova materiale.
Ndaj tre personave ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Paralelisht ka nisur edhe hetimi pasuror për të përcaktuar burimin e pasurisë dhe mënyrën se si janë siguruar automjetet.
Kontrollet ndaj mjeteve me vlerë të lartë pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. /noa.al
Sekuestrohen 3 makina luksoze në Vlorë, pronarët nën hetim për pasurinë https://t.co/5k9O6QpeXj https://t.co/p60rv9Q5f3
— NOA (@noanews) September 13, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






