

Lëvizja protestuese ndaj qeverisë ka shënuar sot ditën e saj të 106-të radhazi përballë godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Tubimit të sotëm i është bashkuar sërish një numër i madh pjesëtarësh nga diaspora shqiptare e ardhur nga vende të ndryshme të Europës. Organizatorët e lëvizjes kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave dhe organizimin e një tjetër manifestimi masiv me kërkesën kryesore për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Përfaqësuesit e protestuesve deklaruan se prania e emigrantëve forcon qëndresën qytetare, e cila sipas tyre do të vazhdojë pa ndërprerje deri në arritjen e objektivave të tyre politike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






