Transmetuar më 13-09-2026, 07:47

Fermerët shqiptarë përballen me kosto zotëruese prodhimi më të larta se konkurrentët në rajon, si pasojë e varësisë nga inputet e importuara, mbështetjes së ulët financiare nga shteti, mungesës së fuqisë punëtore dhe dobësive në infrastrukturën ujitëse.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), fermerët e vegjël në Shqipëri shpenzojnë mesatarisht 28% të vlerës së përgjithshme të prodhimit vetëm për blerjen e farërave, plehrave kimike dhe pesticideve.

Hendeku më i madh konkurrues buron nga niveli i ulët i subvencioneve të drejtpërdrejta. Ndërsa vendet e rajonit ofrojnë mesatarisht mbi 53 euro mbështetje direkte për hektar, në Shqipëri kjo shifër llogaritet historikisht në rreth 3 euro për hektar, ose afërsisht 18 herë më pak.

Këtyre faktorëve u shtohen edhe humbjet nga ndryshimet klimatike e mungesa e sistemeve moderne të ujitjes, si dhe rritja e çmimit të fuqisë punëtore prej emigrimit të popullsisë nga zonat rurale, çka cenon seriozisht konkurrueshmërinë e prodhimit vendas në treg.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit