

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, 13 shtator, duke kushtëzuar mot me intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta vranësirash në zona të izoluara.
Sipas parashikimit nga MeteoAlb, orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, të cilat do të jenë më të shpeshta në zonat malore verilindore dhe juglindore, por pa prani reshjesh shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë mesditës vlerat extreme do të luhaten nga 13°C minimale e regjistruar në Ersekë deri në 33°C temperatura maksimale në rang vendi.
Eri do të fryjë nga drejtimi perëndimor me një shpejtësi mesatare prej 30 kilometrash në orë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






