Transmetuar më 12-09-2026, 23:03

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, ku objektiv i sulmit ishte banesa e 60-vjeçarit Metin Bushati.

Nga verifikimet e kryera rezulton se 60-vjeçari Bushati ushtron profesionin e mësuesit, ndërsa nga hedhja e sasisë së vogël të tritolit në oborr u shkaktuan vetëm dëme të lehta materiale.

Policia e Shkodrës ka ngritur disa pista hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ku një nga kryesoret lidhet me një paralajmërim të mundshëm ndaj vëllait të mësuesit, Gëzim Bushati, dhe veprimtarisë së tij në Gjermani.

Grupi hetimor po vijon punën për këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të lëvizjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit