Transmetuar më 12-09-2026, 23:45

I ftuar në emisionin "S’e Luan Topi" në Top Channel përballë moderatores Erjona Rusi, Pastor Paulin Vilajeti ka rrëfyer dy histori të veçanta nga shtëpia e fëmijës që ai ka themeluar, duke ndarë detaje prekëse mbi jetën e fëmijëve të strehuar prej tij.

Gjatë rrëfimit, pastori tregoi historinë e fëmijës së parë të marrë në kujdestari, i cili ishte braktisur nga e ëma në kushte extreme në Berat.

Lidhur me këtë ngjarje dhe fatin e djalit, Pastor Paulin Vilajeti u shpreh: “Fëmija i parë që morëm ishte një djalë që mamaja e kishte çuar në breg të lumit në Berat dhe e kishte qëlluar me gurë për ta vrarë dhe e dinte të vdekur fëmijën. Ne e shpëtuam, sepse e kishte dëgjuar policia duke qarë dhe ne e strehuam. Ai sot është i martuar. Është një ndër njerëzit më të njohur në Tiranë”.

Pastori tregoi edhe rastin e një vajze të marrë që foshnjë nga materniteti i Beratit, e cila në moshën 17-vjeçare kërkoi të takonte nënën e saj biologjike. Gjatë kontaktit telefonik me të ëmën, u zbulua se kësaj të fundit i kishin thënë në lindje se fëmija kishte ndërruar jetë, duke zbuluar kështu të vërtetën pas shumë vitesh.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit