Transmetuar më 12-09-2026, 22:51

Gjatë ditës së 105-të të protestës përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, pjesëmarrësit nga diaspora dhe aktivistët vendorë paralajmëruan se do të vijojnë tubimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tyre para turmës, protestuesit iu drejtuan edhe efektivëve të Policisë së Shtetit të pranishëm në kordonin e sigurisë, duke u kërkuar të hiqnin kapelet e të bashkoheshin me tubimin.

Në prononcimet e bëra gjatë maratonës së protestës, një nga pjesëmarrësit deklaroi: “Do qëndrojmë për shqiptarinë. Nata është e gjatë, nesër dita gjithashtu. Do rrimë këtu, të njihemi me njëri-tjetrin, derisa ta largojmë kryeministrin Edi Rama. Shqiptarët janë bashkë për t’i thënë stop tradhtarëve. Vetëm bashkë e sjellim ndryshimin”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit