Transmetuar më 12-09-2026, 22:46

Policia greke ka zbuluar një tjetër sasi prej 26.8 kilogramësh kokainë gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e DEOS-it në një ndërtesë pranë vilës ku u arrestua Lulzim Caka. Prona ku u gjet lënda narkotike rezulton në pronësi të të njëjtit person që ia kishte dhënë me qira banesën organizatës kriminale.

Lënda narkotike ishte e paketuar në pllaka me shenja të veçanta stampimi, të cilat përputhen me format e presave të sekuestruara gjatë aksionit të 9 shtatorit. Përveç kokainës, autoritetet sekuestruan një thikë me gjatësi 21 centimetra dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas hetimit, sasia e re ishte pjesë e të njëjtit linjë importi të paligjshëm nga Kolumbia, ku lënda narkotike me përqindje të lartë pastërtie transportohej e fshehur brenda buqetave të luleve artificiale.

Droga ishte fshehur në mënyrë të mirëorganizuar në një strukturë nëntokësore dhe brenda një depozite uji në një ndërtesë në ndërtim e sipër. Hetimet e policisë greke vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit