

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të shtune, rreth orës 21:30. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, ku një sasi lënde plasëse është hedhur në oborrin e banesës së 60-vjeçarit Metin Bushati.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të banesës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të policisë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për këqyrjen e pamjeve dhe përcaktimin e plotë të rrethanave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






