Transmetuar më 12-09-2026, 22:15

Një shpërthim i shkaktuar nga një lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e sotme një zonë pranë Bashkisë së Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vendosur në oborrin e një banese, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në oborrin e banesës së një rreth 60-vjeçari me inicialet M. B.

Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse është hedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit