Transmetuar më 12-09-2026, 21:32

Vdekja e papritur e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis ka nxitur reagime të forta në komunitetin mjekësor mbi përdorimin e terapive të ashtuquajtura “rigjeneruese” pa prova të mjaftueshme shkencore. Shoqata Helenike e Hematologjisë dhe hematologu Dr. Elias Pessach kanë kërkuar rritjen e kontrolleve shtetërore dhe kanë paralajmëruar publikun për rreziqet e procedurave që reklamohen pa bazë mjekësore.

Emri i këngëtarit është lidhur me një klinikë private ku raportohet se ai kishte kryer plazmaferezë, mirëpo mjekët theksojnë se shkaqet e sakta të vdekjes mbeten për t’u përcaktuar nga hetimet zyrtare.

Sipas mjekëve, procedurat si plazmafereza apo përdorimi i qelizave staminale janë trajtime të specializuara spitalore për sëmundje të caktuara hematologjike e autoimune. Ato nuk mund të përdoren si terma marketingut ose të reklamohen si "eliksir rinie", detoksifikim apo metoda për rritjen e jetëgjatësisë, pasi mund të shoqërohen me komplikacione të rënda si aritmi, reaksione alergjike dhe ulje të tensionit.

Shoqata Helenike e Hematologjisë rikujton se ka paralajmëruar institucionet që prej vitit 2019 për rreziqet e terapive qelizore të paautorizuara. Dr. Pessach nërmarrë mesazhin se çdo procedurë duhet të kryhet vetëm me indikacion të qartë mjekësor dhe në struktura të licencuara, duke përmbledhur qëndrimin e tij me thirrjen: “Mjekësia nuk është mirëqenie. Shkenca nuk është marketing”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit