

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë autoritetit rregullator të medias britanike (Ofcom) lidhur me një reportazh të transmetuar nga rrjeti televiziv "Sky News".
Nismës diplomatike i parapriu një komunikim i drejtpërdrejtë me drejtuesit e kanalit televiziv, pas transmetimit të materialit me titull “Nuk është asgjë, vëlla: Kontrabandistët shqiptarë tallen me kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar për të nxitur tregtinë e drogës”, të botuar rreth datave 6-7 gusht 2026.
Ambasada shqiptare thekson se ankesa ngre shqetësime serioze për pasaktësi, mungesë konteksti dhe përgjithësime të pajustifikuara që lidhin kombësinë shqiptare me krimin e organizuar, kontrabandën e njerëzve dhe tregtinë e drogës.
Përmes reagimit zyrtar nëvojetet se raportimi i përgjegjshëm duhet të bëjë dallim të qartë mes individëve që kryejnë vepra penale dhe shumicës dërrmuese të komunitetit shqiptar në Britani, i cili jeton duke respektuar ligjin dhe kontribuon pozitivisht në shoqërinë britanike.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






