

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë janë mbledhur sërish këtë të shtunë në Tiranë në protestën e radhës kundër qeverisë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 105-të. Tubimit të sotëm i janë bashkuar edhe bashkëatdhetarë nga diaspora, të cilët kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në marshim.
Protestuesit u grumbulluan fillimisht pas orës 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku bënë thirrje të ndryshme kundër klasës politike dhe drejtuesve të qeverisë.
Më pas, turma marshoi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndal përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet dhe thirrjet. Kërkesa kryesore e pjesëmarrësve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e kabinetit qeveritar.
Pas përfundimit të fjalimeve përpara selisë së ekzekutivit, protestuesit pritet të vijojnë marshimin e tyre në rrugët kryesore të Tiranës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






