Transmetuar më 12-09-2026, 20:24

Lulzim Caka, një nga emrat më të njohur të ngjarjeve të vitit 1997 në Shqipëri, është arrestuar nga policia greke si drejtuesi i grupit kriminal përgjegjës për trafikimin e 84 kilogramëve kokainë nga Kolumbia, të fshehur në kërcejtë plastikë të trëndafilave.

Caka është prandaluar brenda një vile luksoze së bashku me të birin. Gjatë kontrollit të banesës, autoritetet helene sekuestruan 2 kilogramë kokainë, lëndë kimike, pajisje për paketimin e drogës, një armë zjarri pistoletë dhe një automjet luksoz.

I njohur në Greqi edhe me emrin John Franco, Lulzim Caka rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria pasi u lirua në mënyrë të paligjshme nga burgu në vitin 2019, ku vuante një dënim prej 25 vitesh për disa vrasje.

Ndonëse autoritetet shqiptare kishin kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tij, pala greke e kishte refuzuar këtë kërkesë në vitin 2022, çka i mundësoi atij të qëndronte në shtetin fqinj deri në momentin e goditjes së grupit të trafikimit të drogës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit