Transmetuar më 12-09-2026, 20:13

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e 41-vjeçarit shqiptar Gentian Çipi, i cili u arratis nga Spitali i Serres. Çipi vuante dënimin në burgun e Nigrita Serres për tri vendime gjyqësore, dy për trafik narkotikësh dhe një masë paraburgimi për tentativë vrasje.

Sipas verifikimeve, 41-vjeçari me ditëlindje 15 korrik 1985 rezulton me vendbanim të regjistruar në Vlorë, ndërkohë që me origjinë është nga Dishnica e Korçës.

Rasti ka ngritur pikëpyetje edhe mbi vendimmarrjet e organeve të drejtësisë në Shqipëri. Në korrik të vitit 2023, masa e tij e sigurimit në Shqipëri u ndryshua nga “Arrest në burg” në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, por ai përfundoi përsëri në Greqi, ku u përfshi në një tentativë vrasjeje në Selanik më 3 shtator 2024.

Në Shqipëri, Çipi është dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” kryer në bashkëpunim dhe rrethana rënduese. Nga ky dënim ai ka vuajtur vetëm rreth 2 muaj e 20 ditë gjatë periudhës së paraburgimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit