

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin e Rrugës së Arbrit, në segmentin e zonës së Shupenzës. Dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin gjatë lëvizjes në këtë rrugë.
Si pasojë e goditjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Bulqizës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve për marrjen e trajtimit të nevojshëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore. Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






