Transmetuar më 12-09-2026, 19:53

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në dalje të fshatit Brataj të bashkisë Selenicë. Një drejtuese mjeti ka humbur kontrollin mbi timon dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve të marra dhe distancës së largët nga qendra spitalore, 23-vjeçarja me inicialet I.M. është transportuar drejt Spitalit të Vlorës me helikopterin e urgjencës mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje stabile dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit