Transmetuar më 12-09-2026, 19:07

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas protestës së zhvilluar në Vlorë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, e cila u shoqërua me tensione dhe ndërhyrjen e policisë. Protestuesit kundërshtuan punimet me pretendimin se po prekshatërrohet godina historike e Klubit Patriotik “Labëria” (Muzeu Etnografik).

Rama i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke sqaruar se Muzeu Hebraik po ndërtohet në një tjetër godinë të vitit 1850 pranë Muzeut Etnografik. Përveç kësaj, ai njoftoi se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për projektin e rijetësimit të vetë Muzeut “Labëria”.

Më poshtë është deklarata e plotë e Kryeministrit Edi Rama:

“Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës – një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik.

Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike.

Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit