

Takimi i Kryeministrit Edi Rama me strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët në Pallatin e Kulturës në Vlorë është shoqëruar me tensione pasditen e së shtunës. Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke shoqëruar në komisariat katër persona që ndodheshin në afërsi të ambientit ku zhvillohej aktiviteti.
Mes të shoqëruarve është edhe aktivisti Baki Goxhaj, i cili dyshohet si një nga organizatorët e një proteste të planifikuar nga një grup qytetarësh. Të pranishmit po prisnin përfundimin e takimit për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me disa çështje me interes vendor e kombëtar, përfshirë zhvillimet në Zvërnec, projektin e Muzeut Hebre dhe Reformën Territoriale.
Në pamjet filmike të shpërndara në rrjetet sociale, dokumentohet çasti i ndërhyrjes së forcave të rendit, ku dëgjohen edhe reagimet e ashpra të bashkëshortes së aktivistit ndaj oficerëve të policisë gjatë shoqërimit të tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






