

Qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në diasporë kanë ndërmarrë një udhëtim tre-ditor nga vende të ndryshme të Evropës dhe Anglia drejt Shqipërisë, në shenjë proteste dhe revolte ndaj qeverisë aktuale. Kolona e automjeteve, e mbushur me flamuj kuqezi, simbole kombëtare dhe slogane politike me thirrjen “Shqipëria e shqiptarëve”, ka tërhequr vëmendjen përgjatë gjithë rrugëtimit.
Pjesëmarrësit e kësaj nisme shprehen se qëllimi i tyre kryesor është mbërritja në Shqipëri për të përcjellë një mesazh të fortë politik dhe për të kërkuar ndryshim. Megjithatë, udhëtimi nuk on ka munguar vështirësitë logjistike. Gjatë kalimit transit, qytetarët raportuan se pengesat më të mëdha i kanë hasur në pikën kufitare me Malin e Zi, ku janë përballur me vonesa dhe probleme që kanë zgjatur orët e udhëtimit.
Pavarësisht sfidave, kolona e automjeteve ka vijuar marshimin e saj pa ndalur, duke mbërritur përfundimisht në pikën kufitare të Morinës, për t’iu bashkuar zhvillimeve dhe protestave të paralajmëruara në vend.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






