Transmetuar më 12-09-2026, 13:44

Vala e parë e qytetarëve nga komunat e ndryshme të Kosovës ka nisur rrugëtimin drejt kryeqytetit, ku sot në orën 14:00 do të mbahet “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”. Tubimi madhështor vjen në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

Pamjet e siguruara nga qytete si Rahoveci, Suhareka, Peja, Ferizaj, Mitrovica dhe Skenderaj dëshmojnë për një interesim të lartë dhe organizim të kolonave me autobusë, me qytetarë që po i bashkohen thirrjes për pjesëmarrje masive në sheshin “Skënderbeu”.

Organizatorët kanë siguruar mbështetjen logjistike për transportin falas nga të gjitha qytetet, ndërsa pritet që pjesëmarrja të jetë e gjerë në prag të shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit