Transmetuar më 12-09-2026, 13:00

Një protestë e organizuar nga dhjetëra qytetarë përpara kantierit ku po ngrihet Muzeu Hebraik në Vlorë ka degjeneruar në tensione dhe përplasje fizike me forcat e rendit. Protesta, e cila synonte të kundërshtonte vendndodhjen e këtij projekti, eskaloi në momentin kur një pjesë e protestuesve tentuan të futen me forcë brenda mjediseve ku po zhvillohen punimet.

Sipas banorëve dhe qytetarëve pjesëmarrës, zona në fjalë ka një rëndësi parësore për historinë kombëtare, pasi lidhet ngushtëisht me figurën e Ismail Qemalit dhe firmëtarët e Pavarësisë. Protestuesit shprehën shqetësimin se ndërtimi i muzeut në këtë hapësirë cenon simbolikën historike dhe identitetin kombëtar, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të punimeve dhe zhvendosjen e projektit në një lokacion tjetër.

Gjatë tubimit, qytetarët theksuan se kundërshtimi i tyre nuk ka asnjë lidhje me komunitetin hebre, duke kujtuar me krenari traditën e shqiptarëve për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve gjatë periudhës së Holokaustit. Megjithatë, ata kërkojnë që ky vend të shërbejë për një muze kushtuar trashëgimisë dhe figurave të rëndësishme të kombit shqiptar. Forcat e policisë ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të mbajtur rendin pranë kantierit të ndërtimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit