Transmetuar më 12-09-2026, 12:19

Një operacion i përbashkët dhe i koordinuar mes autoriteteve policore greke dhe atyre shqiptare ka çuar në goditjen e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të kokainës, e cila trafikohej nga Kolumbia e fshehur mes dërgesave me trëndafila. Detajet e këtij aksioni të bujshëm në Athinë janë bërë të ditura nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Gjatë operacionit të zhvilluar në kryeqytetin grek, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë dhe ka vënë në pranga disa shtetas shqiptarë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sipas deklaratave të kryepolicit Hita, një nga personat e arrestuar gjatë këtij aksioni rezulton të jetë një individ me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe rezulton i dënuar në Shqipëri për veprën penale të vrasjes. Për arsye konfidencialiteti të hetimeve në vazhdim, identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Hita theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke bërë me dije se Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione në kohë reale me homologët grekë.

Ndërkohë, strukturat hetimore shqiptare kanë nisur verifikimet dhe hetimet e pavarura për të zbardhur të gjithë rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe shtrirjen e këtij grupi kriminal edhe brenda vendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit