Transmetuar më 12-09-2026, 12:10

Viktima është Klajdi Zekthi, 32 vjeç. Ai humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën teksa po riparonte një linjë elektrike në fshatin Trojas

Është identifikuar 32-vjeçari që humbi jetën paraditen e sotme në fshatin Trojas, në Belsh, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës.

Viktima është Klajdi Zekthi, 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, teksa i riu po kryente punime për riparimin e linjës elektrike.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë ndërhyrjes ai ka rënë në kontakt me rrymën dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si ndodhi aksidenti në punë. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit