

Përditësim: Identifikohet i riu që humbi jetën në Belsh, ishte elektricist i OSHEE-së
Ngjarja ndodhi në fshatin Trojas, teksa 32-vjeçari po punonte për riparimin e linjës elektrike. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave
Elbasan – Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, në Belsh rrethi Elbasam, ku një elektricist i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë punës.
Viktima është shtetasi K. Z., 32 vjeç, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 09:30, 32-vjeçari po kryente punime për riparimin e linjës elektrike kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën.
Si pasojë e goditjes elektrike, ai ka humbur jetën.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë gjatë punimeve. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






