Transmetuar më 12-09-2026, 12:03

Një aksident rrugor me pasoja të rënda materiale është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet, konkretisht në rrugën “Bardhyl”. Si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe një mjeti të transportit publik, ky i fundit ka dalë nga korsia e tij dhe ka goditur një motor të parkuar.

Sipas të dhënave paraprake nga terreni, shoferi i një makine që po lëvizte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me urbanin.

Goditja e fuqishme ka bërë që autobusi i linjës të devijojë lëvizjen, duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën e një kalimtari, e cila ka shpëtuar mrekullisht në sekondat e fundit nga ngjarja.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga blutë e Tiranës për detajet e ngjarjes dhe gjendjen e të përfshirëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit