Transmetuar më 12-09-2026, 11:35

Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Mazhar, në Sevaster të Vlorës.

Bëhet fjalë për Xhemal Dervishajn, rreth 67 vjeç, banues në fshatin Mazhar, raporton noa.al.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 09:40, Dervishaj po drejtonte një automjet tip kamionçinë kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për shkak të plagëve të marra, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit